Lajme

Avokati serb vazhdon me akuza në drejtim të Vuçiqit: Ju ishit ministër i Millosheviqit kur u vra shtatë vjeçarja Blerina Jashari

01/19/2024 10:56
nga:Gazeta Blic

Çedomir Stojkoviq dje ishte tek varret e familjes Jashari në Prekaz. Ai edhe sot ka vazhduar me akuza në drejtim të presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiq.

Avokati dje ka bërë homazhe në varrezat e familjes Jashari gjersa ka kërkuar edhe falje për krimet e kryera gjatë vitit 1999.

“Ju ishit ministër në qeverinë e Millosheviqit kur u vra Blerina shtatë vjeçare. Nuk është turp të vendosësh lule mbi varrin e një vajze të atij kombi që ju personalisht e dehumanizuat në vitet 1998-1999 kur ishit Ministër i Propagandës së Millosheviqit”, ka shkruar juristi në platformën X.

“Sistemi i Millosheviqit ju shpëtoi nga arrestimi dhe dënimi me 20 vjet burg, duke fshehur dokumentet dhe provat për ju në vitin 2000”, shtoi më tutje ai.