Zgjedhjet Lokale

Avokati nga Prizreni mbështetë publikisht Shaqir Totajn për Kryetar

11/12/2021 14:47
nga:Gazeta Blic

Kandidati për Kryetar të Prizrenit, Shaqir Totaj po vazhdon që të marrë mbështetje nga figura të njohura gjithandej qytetit.

Së fundmi, është avokati i njohur Taulant Hodaj nga Prizreni i cili ka dalë publikisht në mbështetje Kryetarit Totaj.

Në një postim të tij, Hodaj ka thënë se Prizreni duhet të votojë për ndryshim të dielën.

“Në këto zgjedhje për Kryetar të Komunës së Prizrenit, ku edhe jam votues, po ashtu jam për ndryshimin, të ndërrohet qeverisja komunale në Prizren për shumë arsye.”, ka thënë Hodaj.

Lexoni postimin e tij të plotë:

Votë për ndryshim të qeverisjes në Prizren!

Si qytetar i këtij vendi nuk kam hezituar që të shpalos qëndrimet e mia publike për shumë ngjarje dhe aktivitete, që ka kaluar vendi. Po ashtu shumicën e herëve e kam bërë publike edhe qëndrimin me rastin e zgjedhjeve të ndryshme në Kosovë, qoftë ato qendrore apo lokale. Kam qenë për ndryshime rrënjësore, qysh prej vitit 2017, 2019 dhe 2021, në nivel lokal dhe qendror.

Në këto zgjedhje për Kryetar të Komunës së Prizrenit, ku edhe jam votues, po ashtu jam për ndryshimin, të ndërrohet qeverisja komunale në Prizren për shumë arsye. Para katër vitesh isha i pakënaqur me qeverisjen e PDK-së në Komunën e Prizrenit, kam qenë i hapur për humbjen e PDK-së në Prizren për shumë arsye që dihen.

Pas katër viteve, Prizreni nuk ka ndryshuar për ato që kemi besuar dhe që ishin premtuar, përkundrazi qeverisja e Haskukës në këto katër vite kishte shumë probleme, skandale, inate, militantizëm, jo-profesinalizëm, dështim, dhe pa vizion për zhvillimin e Prizrenit.

Edhe MAPL e ka vlerësuar performancën e Komunës së Prizrenit nën mesatare, duke e radhitur në vendin e 23-të nga komunat e vendit. Kjo komunë ka dalë keq sa i përket performancës së përgjithshme edhe në një raport studimor të USAID-it, meqenëse në mesin e komunave të Kosovës, Prizreni rangohet në vendin 28, apo vetëm dy vende larg “zonës së kuqe”.

Në anën tjetër, gjatë viteve të fundit pata rastin të njoh, dëgjoj për personalitetin, punën, profesionin dhe të kaluarën e z. Totaj. Një person që është ndërtuar mirë profesionalisht në Kosovë dhe Amerikë, pa asnjë aferë përkundër që ka qenë udhëheqës i ATK-së në Prizren për shumë vite, elokuent, me aftësi menaxhuese. Kësisoj ta udhëheq qytetin dhe të gjejë profesionistë, të cilët do ta ndihmojnë në këtë rrugëtim dhe kryesorja me vizion për Prizrenin, ky qytet me potencial te madh.

Prandaj, në këto zgjedhje për Kryetar të Komunës së Prizrenit unë jam për ta zgjedhur z. Totaj, për Kryetar të Prizrenit.

P.S. Cilido që zgjidhet duhet të ketë parasysh se në Kosovë janë thyer tabutë dhe qytetari i Kosovës dhe i Prizrenit iu shikon, vëzhgon, të ngrit dhe të zbret nga detyra kur nuk punon mirë, ka kaluar koha e përkrahjes bllanko, pra Ëe Ëill Ëatch Ëhat Are You Doing!