Lajme

Avokati kosovar: Si është e mundur që tre policë janë kidnapuar pa e shkrepur asnjë plumb?

06/14/2023 15:37
nga:Y I

Avokati, Arianit Koci, ka reaguar përmes një shkrimi në Facebook pas kidnapimit të tre policëve në veri të vendit, raporton Gazeta Blic.

Koci thotë se si është e mundur se tre policë janë kidnapuar pa e shkrepur asnjë plumb në kufirin me Serbinë.

Ai tutje thotë se kur gjendja është e tensionuar policia do të duhej të kishte një plan operativ.

Reagimi i plotë:

Si është e mundur që tre policë janë kidnapuar, pa e shkrepur asnjë plumb – në kufirin me Serbinë?
Çka kanë qenë duke bërë?Një e di sigurt: nuk kanë qenë në terren të panjohur.2.Kur është gjendja e tensionuar, a nuk ishte dashur që policia të ketë një plan operativ, dhe të shkoj në grupe më të mëdha, sidomos aty ku parashihet se mund të ketë incidente?