Lajme

Avokati Koci tregon si është gjendja në fshatin Banjska: Rreth 30 terroristë të barrikaduar në Manastir – nga Zveçani e tutje më Serbi se në Serbi

09/24/2023 15:10
nga:G B

Avokati Arianit Koci, ka publikuar një video nga veriu, te kthesa që të çon te Manastiri i Banjskës, ku pas sulmit terrorist, një polic ka vdekur e një është plagosur, raporton Gazeta Blic.

Përmes një postimi në Facebook, ai ka thënë se rruga është e mbyllur dhe nuk dëgjoheshin të shtëna, ndërsa që nga informatat që ka marrë, në Manastir dhe afër tij janë rreth 20 deri 30 terroristë, të cilët janë të rrethuar nga Policia e Kosovës dhe KFOR-i.

Më tej, ai ka thënë se prej Zveçanit e tutje ishte më Serbi se në Serbi, ku secila shtëpi dhe secila shitore, e kishte nga një flamur serb të vendosur.

Po ashtu, Koci thotë se gjithandej ishin pllakatat ku informoheshin qytetarët se Vuçiqi, presidenti serb, është shpallur qytetar nderi i Zveçanit.

Postimi i tij i plotë:

1.

Kjo është kthesa që të çon te Manastiri i Banjskës, ku sot herët në mëngjes, me rastin e sulmit terrorist, e ka humbur jetën një polic i Kosovës dhe tjetri është plagosur.

2.

Prapa meje është Policia e Kosovës, e pak më thellë është KFOR-i.

Për shkaqe sigurie, rruga është e mbyllur.

3.

Nuk dëgjova të shtëna momentalisht, por si u informova, rreth 20 deri 30 terrorist, ishin të barikaduar afër apo në Manastir.

Të njejtit janë të rrethuar prej Policisë së Kosovës dhe KFOR-it.

4.

Prej Zveçanit e tutje ishte më Serbi se në Serbi. Secila shtëpi dhe secila shitore, e kishte nga një flamur serb të vendosur.

Gjithandej ishin pllakatat ku informoheshin qytetarët se Vuçiqi, presidenti serb, është shpallur qytetar nderi i Zveçanit.

5.

Refuzoj me u frikësu prej sulmeve terroriste – si shumë prej jush.

Kjo është edhe arsyeja pse shkova deri në fshatin Banjska.

Njëherësh, me këtë vizitë e shpreha përkrahjen dhe solidarizimin tim me Policinë e Kosovës.

P.s

Zëri në këtë video është i bllokuar. Nuk e di arsyen. Ka gjasa që në këtë perimetër, ka bllokues të valëve.

Pasi u largova këtij vendi, zëri inçizohej pa ndonjë problem!