Lajme

Njofton Koci: Një bashkëatdhetar është arrestuar në Serbi pasi i kanë vërejtur emblemën e UÇK-së në veturë!

12/21/2025 20:06
nga:Y I

Avokati, Arianit Koci, iu ka bërë thirrje mërgimtarëve të mos kalojnë nëpër Serbi me emblema apo ngjitëse me shkronjat UÇK në veturë.

Koci ka njoftuar se një bashkëatdhetar është arrestuar pasi autoritetet serbe i kanë vërejtur emblemën e UÇK-së në veturë.

Ai ka thënë se një veprim i tillë shtë arbitrar dhe juridikisht i pajustifikueshëm.

“Shprehja e identitetit politik apo historik nuk përbën vepër penale sipas standardeve evropiane të të drejtave të njeriut. Në këtë rast, këto veprime po përdoren si mjet presioni politik.Raportet ndërmjet shteteve janë të tensionuara. Çmimin po e paguajnë qytetarët e zakonshëm, të cilët mbesin të ekspozuar ndaj veprimeve arbitrare.Informimi i ndërsjellë dhe kujdesi mes nesh për momentin janë mburoja e vetme reale.Prandaj, për sigurinë tuaj, nëse kaloni tranzit nëpër Serbi, hiqni çdo shenjë të tillë” shkruan Koci raporton “Gazeta Blic”.

Postimi i plotë:

Mos kaloni nëpër Serbi me emblema apo ngjitëse me shkronjat UÇK në veturë.

Sapo më erdhi informacioni se një bashkatdhetar ynë është arrestuar, pasi autoritetet serbe i kanë vërejtur emblemën e UÇK-së në veturë.

Ky veprim është arbitrar dhe juridikisht i pajustifikueshëm.

Shprehja e identitetit politik apo historik nuk përbën vepër penale sipas standardeve evropiane të të drejtave të njeriut. Në këtë rast, këto veprime po përdoren si mjet presioni politik.

Raportet ndërmjet shteteve janë të tensionuara. Çmimin po e paguajnë qytetarët e zakonshëm, të cilët mbesin të ekspozuar ndaj veprimeve arbitrare.

Informimi i ndërsjellë dhe kujdesi mes nesh për momentin janë mburoja e vetme reale.

Prandaj, për sigurinë tuaj, nëse kaloni tranzit nëpër Serbi, hiqni çdo shenjë të tillë.

P.S.

Ju lutëm, shpërndajeni (share) sa më shumë këtë postim.