Lajme

Avokati Koci: Nëse nuk lirohen policët e kidnapuar, javën e ardhshme shkoj në Beograd dhe ua koordinoj mbrojtjen – falas

06/15/2023 09:39
nga:G B

Avokati Arianit Koci, ka thënë se nëse policët e kidnapuar nuk lirohen me presion politik, është i gatshëm që javën e ardhshme, me autorizim të Qeverisë së Kosovës, të shkojë në Beograd dhe si avokat t’ua koordinojë mbrojtjen, raporton Gazeta Blic.

Ai ka thënë se këtë do ta bëjë falas, teksa ka shtuar nuk mund t’i lëmë policët tanë vetëm në mëshirë të bashkësisë ndërkombëtare.

Postimi i tij i plotë:

Në rast se policët e kidnapuar nuk lirohen me presion politik, jam i gatshëm që menjëherë javën e ardhshme – me autorizim të qeverisë së Kosovës – të shkoj në Beograd dhe në cilësinë e avokatit t’ua koordinoj mbrojtjen.

Nuk mund t’i lëmë policët tanë vetëm në mëshirën e bashkësisë ndërkombëtare.

Në anën tjetër, dikush duhet t’i vizitoj në qendrën e ndalimit/paraburgimit, kudo që janë.

Punën time do t’a bëj falas!