Vlora Hyseni, e cila ishte shkarkuar nga kryeministri i Kosovës, Albin Kurti nga posti i zëvendësdrejtorit të Agjencisë Kosovarë të Inteligjencës, sot ka marrë një pozitë tepër të rëndësishme në shtetin shqiptar. Ajo është emëruar nga Edi Rama në krye të inteligjencës shqiptare.
Pas këtij lajmi ka reaguar edhe avokati Arianit Koci, i cili emërimin e Hysenit nga ana e Ramës e ka cilësuar këtë emërim si një lëvizje tejet interesante të Kryeministrit të Shqipërisë, duke e cilësuar madje edhe si hap konkret në drejtim të krijimit të një konfederate Shqipëri – Kosovë, shkruan GazetaBlic.
“Një prej lëvizjeve më interesante politike të Edi Rama është propozimi i Vlora Hysenit, ish zv. drejtoreshës së Agjencisë Kosovare për Inteligjencë, për drejtoreshë të Shërbimit Informativ të Kombëtar të Shqipërisë.
Kjo është veprim konkret në drejtim të krijimit të një konfederate Shqipëri – Kosovë”, shkroi Koci në Facebook.
Sipas tij, rrethanat globale politike do t’a përcaktojnë se kur do të ndodh ky moment.
“Natyrisht, ky veprim është edhe përkrahje direkte që Shqipëria ia jep Kosovës! Flm Edi, flm Shqipëri!”, ka shkruar Koci.


