Avokati Kujtim Kerveshi ka reaguar pas ofendimeve që i ka bërë këngëtari Ardijan Rusta kundrejt deputetes së PDK-së, Ganimete Musliut.
Përmes një postimi në Facebook, Kurteshi është shprehur se Rusta i takon pjesës së njerëzve që e vjellin që gjashtë vite, që para zgjedhjeve të vitit 2017.
“Sot, kjo kategori e fyesve, ofenduesve, racistëve, pa fije turpi në publik shpërfaqin fytyrat e tyre të vërteta”, është shprehur ai.
Ai ka thënë se të mos çuditemi kur dikush nuk i duon këto ofendime raciste, dhe vendos që t’i rregullojë privatisht.
Kerveshi shtoi se zgjidhja mund të bëhet privatisht pasi asnjë nga institucionet nuk po reagon.
Postimi i tij i plotë:
Ardijan Rusta, unfriend përfaqësuesit të mjerimit më të ri të racizmit kulturor!
këta njerëz që për fatin e keq i takon edhe ky, vnerën për fatit tê tyre që s’jau ka kush borxh, e vjellin tash e 6 vite në rrjete sociale.
gjithcka, besoj unë, mori valë si fushatë kryesisht pak para zgjedhjeve të 2017.
sot, kjo kategori e fyesve, ofenduesve, racistëve, pa fije turpi në publik shpërfaqin fytyrat e tyre të vërteta!
Të mos çuditemi, që një ditë dikush që nuk duron ofendime të tilla raciste, i rregullon hesapet privatisht! Deri sa akush nga institucionet nuk ban gjë, zgjidhja kam frikë se fatkeqesisht ka me u ba privatisht, zgjidhje kanunore, e kur kjo ka me u nis me u ba zgjidhje për tamon’ kemi me nis me e vendos gishtin në kokë dhe me u pyet, si u karandisëm keshtu?
Mjerim!


