Lajme

Avokati i VV-së ia bën “analizën” borxheve të Ramës – llogarit se si do t’i kthejë

11/17/2021 11:15
nga:Gazeta Blic

Tomë Gashi, avokati i Lëvizjes Vetëvendosje, ka komentuar deklaratën e kryetarit në ardhje të Komunës së Prishtinës, Përparim Rama, i cili tha se ka rreth gjashtë milionë funta borxhe.

Gashi, i cili është përkrahës i LVV-së së Albin Kurtit, ka deklaruar se me pagën e kryetarit të Komunës, e cila është rreth një mijë e 500 euro, Rama do t’i arkëtojë rreth 70 mijë euro për katër vjet.

“Cka jane 6 milion funta borxh per marakli, kur per 4 vjet i fiton mbi 70”, shkroi Gashi.

“Nese doni ua vizatoj qe me page prej 1,459 euro munden me u kthy 6 milion funta borxh- qe bejne 7,121,610.00 euro”, tha ai.

Përparim Rama, i cili ka jetuar dhe vepruar në Londër të Britanisë së Madhe për më shumë se 20 vjet, ka thënë të ketë pasuri të paluajtshme deri në 11 milionë funta.