Lajme

Avokati i Thaçit: Janë 46 mijë faqe që duhen trajtuar para se të nisë gjykimi

12/16/2022 12:32
nga:N M

Dhomat e Specializuara të Kosovës janë duke mbajtur një konferencë për ecurinë e çështjes gjyqësore ndaj Hashim Thaçiq, Kadri Veselit, Jakup Krasniqit dhe Rexhep Selimit.

Në këtë konferencë është bërë e ditur se janë 46 mijë faqe dokumente që duhet trajtuar brenda 30 ditëve.

“I vlerësojmë redaktimet në aktakuzë. Sa i takon redaktimeve të dëshmitarëve, këtu përfshihen edhe 46 mijë faqe. Nga ZPS-ja kanë thënë se janë 46 mijë faqe dokumente që duhet t’i trajtojmë dhe të hetojmë brenda 30 ditësh”, ka thënë Gregory Keohe – avokat i Hashim Thaçit.

“Është e vështirë që t’i lexojmë këto për 30 ditë dhe të analizojmë se cilat pjesët na hyjnë në punë neve. Duhet t’i kishim marrë këto dokumente më parë”.

Ramush Haradinaj për dënimin e “Calit”: Lufta e UÇK-së për lirinë e vendit ka qenë luftë e pastër