Lajme

Avokati i Sanduloviqit ndalohet përsëri nga policia serbe

02/06/2024 13:49
nga:Sh R

Avokati serb, Çedomir Stojkoviq, ka njoftuar se është ndaluar nga policia serbe dhe është marrë në pyetje, në pikën kufitare mes Serbisë dhe Hungarisë në Horgosh.

“Më ndaluan sërish ilegalisht në pikën kufitare, në Horgosh, këtë herë gjatë daljes nga vendi”, ka shkruar Stojkoviq në platformën X.

Ai ka thënë se policia serbe e ndaluan për të njëjtat arsye, pasi kishte bërë homazhe në varrezat e familjes Jashari në Prekez dhe se përfaqëson politikanin serb të opozitës, Nikolla Sanduloviq.

“Pikërisht për të njëjtat arsye: 1) Vendosa lule mbi varrin e një vajze shqiptare më 18 janar 2024. në Prekaz, 2) përfaqësoj Nikolla Sanduloviqin; – dhe BIA nuk më lejon të lëviz lirshëm për këtë”, ka shkruar tutje Stojkoviq.

Po ashtu, ai ka thënë se policia serbe ia kanë marrë pasaportën me arsyetimin se po kryejnë “kontroll kufiri”, por kjo sipas tij është gënjeshtër.

“Unë u them: “Po gënjen! Nuk kryeni asnjë kontroll kufitar, as pasaportën time, as makinën time, as plaçkat e mia, po ju them që kam të fshehura 15 kilogramë heroinë, 3 milionë euro dhe 2 emigrantë. makinën time, dhe ju ende nuk e kontrolloni makinën time”, ka shkruar Stojkoviq në X.