Lajme

Avokati i Popullit viziton të paraburgosurit në Hagë

11/15/2021 16:42
nga:Q R

Avokati i Popullit, Naim Qelaj ka vizituar Qendrën e Paraburgimit të Dhomave të Specializuara dhe Dhomat e Specializuara të Kosovës në Hagë, dhe është takuar me të paraburgosurit.

Sipas njoftimit Avokati i Popullit nuk është takuar vetëm me Salih Mustafën, për shkak të vendimit të Panelit Gyqësor pranë Dhomave të Specializuara.

“Z. Qelaj u takua edhe me Kryetaren e Dhomave të Specializuara, znj. Ekaterina Trandafilova dhe bashkëpunëtorët e saj me ç’ rast u njoftua për procesin gjyqësor, si dhe respektimin e të drejtave të paraburgosurve në procedurë gjyqësore, të cilat u garantohen me standardet ndërkombëtare për të drejtat themelore të të burgosurve, Kushtetutën dhe ligjet tjera të Republikës së Kosovës”, thuhet në njoftim.

Tutje është bërë e ditur se vizita ka zgjatur nga 9 deri 11 nëntor 2021, dhe qëllimi i vizitës është njohja me situatën sa i përket procesit të drejtë gjyqësor, respektimi i të drejtave themelore në paraburgim e të cilat u garantohen me standardet ndërkombëtare për të drejtat e të burgosurve, Kushtetutën dhe ligjet e Republikës së Kosovës.

Tre anëtarë të një familje shqiptare vdesin në një aksident në Greqi