Lajme

Avokati i Naser Pajazitit tregon rezultatet e mostrës se flokut të gjetur në veturën e tij që u dërguan në FBI

04/06/2023 23:46
nga:Genita C

Avokati i Naser Pajazitajt, Ahmet Tahiri ka folur sërish për lirimin e klientit të tij i cili akuzohej për vrasjen e Donjeta Pajazitajt. 

Ai tha se e ka pritur një vendim të tillë.

Tahiri ka thënë se herën e parë ai është shpallur i pafajshëm dhe pastaj është dënuar dhe sot Gjykata Supreme i dha verdiktin final kësaj çështje.

“Që nga fillimi  nuk ka ekzistuar asnjë provë, presioni publik e bëri të vetën dhe ai u dënua. Nuk ka as dëshmitarë as provë materiale që e lidhin Naserin me këtë rast”, tha Tahiri.

Ai ka thënë se kanë shkuar edhe në FBI fijet e flokut të gjetura në veturën e Naserit dhe kanë dalë që nuk janë të Donjetës.

“Pretendimet që Donjeta ka hipur në veturën e Naserit kanë qenë të gabuara”, tha Tahiri.Ai i ka quajtur të panevojshme gjithë ato procedura, gjykime e rigjykime ndaj klientit të tij.