Udhëheqësi i Këshillit Grevist të Shërbyesve Civilë, Ali Sefaj, ka publikuar një fotografi bashkë me avokatin e tij, Muhamet Muja, i cili po bën gati padinë ndaj minsitrit të Financave, Hekuran Murati për shkak të mos-ekzekutimit të pagave të muajit gusht me kohë.
Ai me anë të një postimi në Facebook shkroi se “diçka e mirë po vjen”.
Sefaj gjatë ditës po ashtu ka deklaruar se ndalja e pagave me opinion ligjor dhe pa vendim dhe pa të drejtë ankese përben bazë të mjaftueshme për kallëzim penal dhe për keqpërdorim të detyrës zyrtare.
Madje, Sefaj ka paralajmëruar ministrin e Financave, Hekuran Murati duke i thënë se do të shihen në gjykatë.Paparaci


