Lajme

Avokati i familjes Zejnullahu reagon pas lirimit të policëve: Veç drejtësi nuk është

07/31/2025 18:58
nga:G B

Avokati i familjes së Agon Zejnullahut, Azdren Hoxha, ka reaguar ndaj vendimit të Gjykatës së Apelit për ndërprerjen e masës së paraburgimit ndaj pesë zyrtarëve policorë në rastin e Agon Zejnullahut.

Përmes një postimi në Facebook, Hoxha ka shprehur shqetësimin e thellë të familjes.

“Aktvendimi i gjykates se apelit,per nderprerjen e paraburgimit ne ceshtjen e pese zyrtarve policor qe hetohen per veper penale,vrasje nga pakujdesia te qytetarit Agon Zejnullahu, mund te sherbej edhe te interpretohet ne forma te ndryshme, veq drejtesise nuk i kontribuon.

Mund te jete cka do, veq drejtesi nuk eshte. Me u dyshu per kete veper penale kaq te rende, me veprime aq te vrazhda e gjakftohtesi.Me u shqetesu i madh e i vogel ne vendin tone edhe me i lene te lire,eshte brengosese. Jeta e njeriut po vlejka pak andaj kjo duhet me na prek krejt njerzve me ndjenja normale”, ka shkruar Hoxha.

Rasti i Agon Zejnullahut, Apeli liron pesë zyrtarët policorë nga masa e paraburgimit

Sindikata e Policisë mirëpret lirimin nga paraburgimi të pesë zyrtarëve policorë