Lajme

Avokati i Dodë Gjikolajt: Tri ekspertiza kanë thënë se ai s’ishte në vendin ku ka ndodhur vrasja

03/21/2024 14:40
nga:N K

Xhemajl Ademaj, avokati i të akuzuarit për vrasjen me eksploziv më 2018, Dodë Gjikolaj, ka thënë se ai ishte avokat i të akuzuarit që prej fillimit të procesit gjyqësor.

Ademaj në emisionin “Kosova Today” në Klan Kosova tha se në shqyrtimin gjyqësor janë analizuar të gjitha provat e rastit, duke i veçuar tri ekspertiza forenzike.

“Ekspertiza e e Drejtorisë Teknike dhe Kriminalistike të Policisë së Kosovës, asaj të Agjencionit të Kosovës për Forenzikë dhe së fundi ekzaminimi i Institutit Ndërkombëtar të Forenzikës nga Zvicra, ku asnjëra nuk kanë ofruar ndonjë provë relevante se Dodë Gjikolaj ka qenë në vendin e ngjarjes”, tha ai.

Gjikolaj dje është liruar nga akuzat për veprat penale “vrasje e rëndë” dhe “mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”.