Lajme

Avokati i Bregasit: Me provat që kemi, Gani Jakupit do t’i ngritet aktakuzë nga Prokuroria

10/04/2024 18:04
nga:Y I

Avokati i Majlinda Bregasit, Besim Osmani, ka folur lidhur me kallëzimin penal që Bregasi ka ngritur ndaj Gani Jakupit, meqë ajo pretendon se Jakupi përmes prezantimit të dokumentacioneve të rreme të organizatës së përbashkët dhe përfshirjes së emrit të saj ka përfituar projekte dhe para.

Osmani duke folur për kallëzimin penal, ka thënë se nga provat që i posedojnë, Gani Jakupi do të përfundojë me një aktakuzë nga Prokuroria e Shtetit.

“Ne e kemi përfshirë në kallëzim penal, shpëlarjen e parave. Nga provat që i kemi është e qartë që z. Ganiu do të përfundojë me një aktakuzë të ngritur nga Prokuroria e Shtetit”, ka thënë Osmani në T7.

“Gazeta Blic” ka raportuar dje në lidhje me rastin në fjalë ku Gani Jakupi akuzohet për shpëlarje parash, shmangie nga tatimi dhe mashtrim.

Më poshtë mund të lexoni linkun e lajmit.

/Gazeta Blic/