Sporti

Avokati i Benzemas sqaron situatën e sulmuesit: Ai do rikthehet në top formë sërish

01/18/2024 13:11
nga:Lorik J

Hugues Vigier, avokati i Karim Benzema, foli për RMC Sport për situatën e klientit të tij, pasi ai momentalisht ka një mosmarrëveshje me Al-Ittihad.

Benzema nuk u thirr në fazën përgatitore nga klubi i tij dhe kjo shkaktoi shumë bujë në mediat sociale, shkruan GazetaBlic Sport.

“Karim ka pasur ulje-ngritje në jetën e tij sportive dhe ndoshta kjo periudhë do të jetë më pak e begatë. Ai gjithashtu u lëndua. Ai u largua për disa ditë, duke qëndruar larg ekipit për shkak të rikuperimit dhe u kthye në Arabinë Saudite”, sqaroi avokati, duke shtuar:

Sa i përket të ardhmes, ai tha se nuk përjashtohet një rikthim në Europë, konkretisht në Lyon, klubi ku ai u rrit dhe ku u bë futbollist profesionist.

“Më duhet të them se do të isha shumë i lumtur ta shihja të luante te Lyoni, por për momentin ai ka nuk më tha asgjë”, përfundoi Vigier.

/GazetaBlic Sport