Lajme

Avokati Hoxha për vrasjen e policit: Vepra penale mund rikualifikohet

04/22/2025 22:29
nga:Sh R

Avokati Hoxha në studion e emisionit “Politiko” sqaroi hapat ligjor që ndiqen në rastet e ngjajshëm sikurse që është ai i vrasjes së rreshterit policor, Muhamed Lika.

Sipas Hoxhës, rasti në fjalë me hetimet preeliminare edhe mund të rikualifikohet.

Ai mes tjerash, tha se rastet e ndërlidhura me veprat e dyshimta radikale janë më komplekse.

“Nuk do të thotë që pas një hetimi pre eliminar edhe mund të rikualifikohet. Policia, prokuroria e shtetit gjejnë prova materiale dhe arsyeton dyshimin, përtej dyshimit të bazuar. Nëse të njejtin mund ta kenë kryer veprën penale atëhërë me mjete të veçanta do ta ngrit aktakuzën, në qoftë se ka prova të mjaftueshme.Në këtë stad të hetimit duhet të kemi parasysh që duhet të ua lënë duart e lira organeve kompetente, sepse nëse ka dyshime tjera përveq vrasjes së rëndë, hetimi për vepra radikale, esktremiste është shumë kompleks”, tha ai.