Lajme

Avokati Gashi: Ekzekutori i dyshuar i Oliver Ivanoviqit, ndodhet në Serbi

01/16/2024 22:11
nga:Sh R

Avokati Tomë Gashi, ka deklaruar se ekzekutori i dyshuar i politikanit serb, Oliver Ivanoviqit, ndodhet në Serbi.

Në emisionin “Debat Plus”, në RTV Dukagjini, Gashi thotë se Prokuroria Speciale ka të drejtë që t’i mbajë të fshehta hetimet.

“Ekzekutori i dyshuar i Oliver Ivanoviqit, është në Serbi. Prokuroria Speciale ka të drejtë t’i mbajë të fshehta hetimet që i bën edhe për vrasësin që sigurisht do të kishte qenë një prej atyre personave zingjiror sepse ai ka qenë veç punëtor i Radojqiqit dhe të tjerëve. Ajo që është edhe më keq është që Lista Serbe pas vrasjes së Ivanoviqit është forcuar edhe më tepër dhe ka qenë mesazh trishtues për krejt serbët që nëse vazhdoni kështu mund të përfundoni si ai”, tha Gashi.

Ndryshe, Gashi ka deklaruar se rasti i vrasjes së Ivanoviqit, brenda pak muajve do të marrë epilogun nga Gjykata në Prishtinë.