Avokati Azdren Bytyçi ka bërë të ditur se do të dorëzojë kallëzim penal në Prokurorinë Speciale ndaj Belisar Jezercit, duke e akuzuar atë për thirrje të vazhdueshme për spastrime etnike dhe dhunë ndaj myslimanëve shqiptarë.
Bytyçi, në Klan Kosova deklaroi se kallëzimi penal do të dorëzohet gjatë ditës së nesërme, pasi, sipas tij, Jezercit në vazhdimësi ka bërë thirrje për eliminim dhe vrasje të të gjithë myslimanëve shqiptarë, transmeton Klankosova.tv.
“Kemi paralajmëruar se nesër do të dorëzojmë një kallëzim penal në Prokurorinë Speciale ndaj [Belisar Jezercit], sepse i njëjti në vazhdimësi ka bërë thirrje për spastrimin etnik, përkatësisht për eliminimin dhe vrasjen e të gjithë myslimanëve shqiptarë”, ka thënë Bytyçi për “Ora Shtatë”.
Sipas tij, këto thirrje janë bërë duke u frymëzuar nga zhvillimet dhe përplasjet e fundit në Iran, si dhe duke i marrë për model djegiet e xhamive atje.
Ndërkohë deri më tani, Belisar Jezercit nuk ka reaguar publikisht ndaj këtyre akuzave


