Lajme

Avokati Bajraktari: Në të njëjtën kohë s’mund të jesh anëtar i qeverisë dhe deputet

3 ditë më parë
nga:Sh R

Ardian Bajraktari, avokat dhe ish sekretar në Ministrinë e Drejtësisë ka komentuar (mos)veprimet e kabinetit qeverisës përkatësisht kryeministrit Albin Kurti pas certifikimit të rezultateve të zgjedhjeve nga ana e KQZ-së.

Bajraktari në FIVE në RTV Dukagjini ka thënë se ligji për Qeverinë dhe neni 76 i Kushtetutës së Kosovës tregojnë se në të njëjtën kohë nuk mundet të ushtrohet edhe funksioni i anëtarit të qeverisë edhe i deputetit.

‘’Natyrisht kjo dispozitë në bindjen time ka të bëjë në rrethana të tjera ku një kandidat kushtimisht me thënë për deputet nuk i arrin mjaftueshëm votat por mund të emërohet në qeveri dhe në momentin e caktuar i vjen radha, i njëjti duhet me dhënë dorëheqje’’, ka thënë Bajraktari.

Ai ka thënë se dispozita ligjore si e tillë nuk është mjaftueshëm e qartë.

Ai ka thënë se dispozita ligjore si e tillë nuk është mjaftueshëm e qartë.

Mirëpo sipas tij në rast të mos dorëheqjes së atyre nuk është që do të ketë ndonjë impakt për ta por se do të krijohet një precedent apo praktikë jo e mirë.

‘’Është një standard jo i mirë’’, ka thënë avokati Bajraktari.