Sporti

Avni Pepa: Nuk mundemi veç t’i themi vetes favorit në çdo grup, por kemi gjasa të mira për ta fituar grupin

02/08/2024 20:23
nga:E K

Kosova sot mësoi kundërshtarët për ciklin kualifikues evropian në kuadër të Ligës së Kombeve.

Dardanët u caktuan të jenë në grupin e dytë të Ligës C të Kombeve aty ku do të kenë përballë kombëtare si: Rumania, Qipro dhe Litaunia/Gjibraltari.

Ish lojtari i Kosovës, Avni Pepa për GazetaBlic Sport ka komentuar shortin e Ligës së Kombeve duke u shprehur i bindur se Kosova ose Rumania e fitojnë grupin.

“Kosova ose Rumania shkojnë tutje. Mendoj që nëse e gjejmë një trajner që na gjen disiplinën dhe luan lojë më ofanzive kemi shpresa. Nuk mundemi veç t’i themi vetes favorit në çdo grup, duhet të tregojmë rezultate. Kemi shansa të mira për ta fituar grupin“, tha Avni Pepa për GazetaBlic Sport.

Kujtojmë se ndeshjet e para zhvillohen në shtator dhe nëntor të këtij viti.