Gjatë ditës së sotme, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka dalë me një komunikatë për media duke thënë se integriteti i votës nuk është cenuar.
Në komunikatë u shtua se pavarëisht vonesave rezultatet përfundimtare do të jenë të sakta.
“KQZ sqaron se integriteti i votës nuk është i cenuar dhe pavarësisht vonesave që janë shkaktuar si pasojë e problemeve me platformën elektronike, rezultatet përfundimtare do të jenë të sakta dhe të bazuara në vullnetin e qytetarëve të shprehur përmes votës së tyre”, thuhet në komunikatë.
Lidhur me këtë, njohësi i çështjeve poltike, Avni Arifi, ka thënë se gjatë periudhës së drejtuar nga Valdete Daka, KQZ kishte arritur një stabilitet ku rezultatet e zgjedhjeve shpalleshin brenda disa orësh.
Ai akuzon qeverinë e Kurtit për ndërhyrje të vazhdueshme në institucionet e pavarura, duke sjellë pasoja për funksionalitetin e KQZ-së dhe besueshmërinë e saj.
“Një prej viktimave të para të qeverisjes Vetëvendosje ka qenë pikërisht Valdete Daka që ka qenë kryetare e KQZ-së, nënkryesimin e saj që nga viti 2010, KQZ e ka pas arritur një stabilitet ku për dy tri orë i kemi ditur rezultatet dhe askush nuk i ka cenuar kretibilitetin dhe besueshmërisë së KQZ-së me ndërrimet që i kanë bërë dhe fatkeqësisht dhe frikësohen se kjo është një praktikë që pothuajse në të gjitha institucionet e pavarura duke përfshirë edhe nga mediumet publike ata kanë ndërhyrë aq shumë në sistemet e tyre, sa që ky jofunksionalitet vjen si pasojë e politikave të Kurtit dhe është përgjithësi e Lëvizjes Vetëvendosje kjo çka po ndodhë, është cenuar si institucion, uroj që të dalin sa më shpejt me rezultate dhe mos të rëndohet procesi zgjedhor, nëse vazhdon të lëndohet procesi zgjedhor atëherë shumë pikëpyetje do të dalin”, tha ai për GazetaBlic.
Tutje, Arifi përmend kërkesën e mëparshme të qeverisë për të eliminuar Listën Serpska nga zgjedhjet, një kërkesë që, sipas tij, ishte jashtë kompetencave të KQZ-së, pasi politika është përgjegjësi e qeverisë, jo e KQZ-së.
“Kjo është përgjithësi e Lëvizjes Vetëvendosje, qasja e tyre ndaj KQZ-së dhe tendenca e tyre për me manipulu KQZ-në. Nëse ju kujtohet kërkonte nga KQZ-ja të marrë vendim politik dhe ta eliminojë Listën Serpska, përderisa si qeveri, sepse politikat i bënë qeveria jo KQZ-ja, ai nuk kish me marrë asnjë vendim që e kish ndalu Listën Serpska për me marrë pjesë në zgjedhje, kërkonte nga KQZ-ja që mos ta certifkonte me qëllim që të fiton vota, kurse në vazhdimësi e ka cenuar integritetin e KQZ-së”, përfundoi Avni Arifi./Gazeta Blic/


