Lajme

Avni Arifi: Lahi Brahimajn e votoj sepse pak njerëz kanë vlera njerëzore të jashtëzakonshme, sinqeritet e besnikëri si ai!

02/08/2025 19:44
nga:Y I

Zyrtari i AAK-së, Avni Arifi, ka ndarë një fotografi në Facebook me kandidatin për deputet nga AAK-ja, Lahi Brahimaj.

Arifi ka renditur disa nga arsyet pse e voton Lahi Brahimajn me 9 shkurt.

Ai tha se është e vështirë të gjesh një shok si Lahiu me aq shumë integritet.

“Lahi Brahimajn e votoj jo vetëm për rrënjët e tij familjare, jo vetëm sepse vjen nga një familje tradicionale patriotike, jo vetëm sepse është i biri i Heroinës së Kombit, Aze Brahimaj, jo vetëm sepse është vëllai i nënës Ruke, e cila i dha Kosovës tre dëshmorë, dhe jo vetëm për vëllezërit e tij që me gjithçka ju përkushtuan kombit. E votoj jo vetëm që është njëri nga ata që realizoj aksionet e para të UÇK-së. E votoj sepse pak njerëz kanë vlera njerëzore të jashtëzakonshme, pak njerëz kanë karakter të pastër, sinqeritet dhe besnikëri ndaj asaj që janë – si Lahi Brahimaj” shkruan Arifi raporton “Gazeta Blic”.

‘Është e vështirë të gjesh një shok si Lahiu, një njeri me integritet të fortë. Shembëlltyra dhe ndershmëria e Lahiut i nevojiten Parlamentit të Kosovës dhe Kosovës. E votoj nr 90 të Kosovës fituese me nr 137’ potencon Arifi.

Postimi i plotë:

Lahi Brahimajn e votoj jo vetëm për rrënjët e tij familjare, jo vetëm sepse vjen nga një familje tradicionale patriotike, jo vetëm sepse është i biri i Heroinës së Kombit, Aze Brahimaj, jo vetëm sepse është vëllai i nënës Ruke, e cila i dha Kosovës tre dëshmorë, dhe jo vetëm për vëllezërit e tij që me gjithçka ju përkushtuan kombit. E votoj jo vetëm që është njëri nga ata që realizoj aksionet e para të UÇK-së

E votoj sepse pak njerëz kanë vlera njerëzore të jashtëzakonshme, pak njerëz kanë karakter të pastër, sinqeritet dhe besnikëri ndaj asaj që janë – si Lahi Brahimaj.

Është e vështirë të gjesh një shok si Lahiu, një njeri me integritet të fortë. Shembëlltyra dhe ndershmëria e Lahiut i nevojiten Parlamentit të Kosovës dhe Kosovës. E votoj nr 90 të Kosovës fituese me nr 137