Lajme

Arifi: Ka gjasa që shumë nga kryetarët aktual të komunave të rizgjidhen – Në Prishtinë, Mitrovicë e Gjilan ka paqartësi

09/04/2025 19:07
nga:Genita C

Avni Arifi, ka komentuar situatën politike në prag të zgjedhjeve lokale, duke thënë se nuk priten ndryshime të mëdha në shumicën e komunave.

Sipas Arifit, shumica e kryetarëve aktualë të komunave kanë bërë punë të mirë dhe kanë gjasa të rizgjidhen. Ai shton se ndonëse është e vështirë të bëhen parashikime të sakta, situata në përgjithësi duket stabile.

“Është e vështirë të prognozohet, por për aq sa duket, nuk do të ketë ndryshime të mëdha. Në shumicën e rasteve, kryetarët e komunave kanë bërë punë të mirë dhe kanë gjasa të rizgjidhen. E për befasi, po ta dinim, s’do të ishte befasi,” ka shkruar Arifi.

Megjithatë, ai thekson se Prishtina, Mitrovica dhe Gjilani mbeten ndër komunat ku situata është më e paqartë dhe ku mund të ketë zhvillime të paparashikuara.

“Prishtina, Mitrovica dhe Gjilani janë ndër komunat ku ka më së shumti paqartësi”, tha Arifi për GazetaBlic.