Lajme

Avni Arifi- Albin Kurtit: Nëse s’të vjen marre bon çka të duash

12/11/2023 23:08
nga:Gazeta Blic

Pas ndarjes së buxhetit për komunat nga ana e Qeverisë Kurti, ka pasur reagime të shumta, raporton Gazeta Blic.

Zyratri i AAK-së, Avni Arifi ka reaguar, duke e kritikuar ashpër kryeministrin Kurti.

“Nëse s’të vjen marre bon çka të duash”, ka shkruar ai.

Postimi i plotë:

Nëse s’të vjen marre bon çka të duash.

Lista e investimeve kapitale të Kurtit nëpër komuna listë e investimeve të paftyrësisë dhe primitivizmit.

Plot kanë besu se me Kurtin këto primitivizma rajonal e partiak do të zhduken por ky po del baba i këtyre poshtërsive.