Lajme

Avioni nga Gjeneva rrotullohet mbi Prishtinë, moti i keq vonon aterimin në “Adem Jashari”

07/01/2026 18:36
nga:L J

Aeroplani i nisur këtë pasdite nga Gjeneva për në Prishtinë ende nuk ka arritur të zbresë në Aeroportin Ndërkombëtar të Prishtinës “Adem Jashari” për shkak të motit në Kosovë.

Sipas FlightRadar24, shihet se avioni ka bërë disa përpjekje për t’u ulur, por ende nuk ka arritur ta realizojë aterimin.