Sporti

Aventurë e dështuar tek Altach, shkarkohet trajneri Miroslav Klose

03/21/2023 11:23
nga:Mergim Rreci

Ish-sulmuesi gjerman Miroslav Klose, tani trajner, është shkarkuar nga posti i trajnerit të Altach.

Klubi thotë se pas analizimit të ekipit, dhe vetëm 4 fitoreve në 22 ndeshje (5 në 24, përfshirë Kupën), vendosi të shkarkojë Klose dhe ndihmësin e tij Slaven Skeledzic “me efekt të menjëhershëm”, përcjell GazetaBlic Sport.

Klose, 44 vjeç, i ishte bashkuar skuadrës në korrik si trajner, pas disa vitesh si asistent te Bayern Munich, me fitoren e fundit në tetor.

“Miroslav Klose dha gjithçka nga dita e parë deri në të fundit dhe ishte një eksperiencë e madhe ta shihje atë si trajner dhe mbi të gjitha si person në Altach. Do të doja t’ju falënderoja për punën që keni bërë”, tha drejtori sportiv Christoph Langle.

/GazetaBlic Sport/