Sporti

Aventura e trajnerit të Low përfundon në Wembley! Nga kampion bote në dështimin e Euro2020

06/29/2021 20:19
nga:Lorik J

Aventura e jashtëzakonshme e Joachim Low si trajner i Gjermanisë përfundon me humbjen në Wembley kundër Anglisë.

Trajneri do të mbetet përgjithmonë në historinë e ekipit kombëtar gjerman, me të cilin ai fitoi Kupën e Botës në vitin 2014, shkruan GazetaBlic Sport.

Low rrezikoi të mos kualifikohej në fazën e eliminimit direkt në ndeshjen kundër Hungarisë. Një epokë po mbaron, pasi që nga kjo mbrëmje Gjermania do të ketë një trajner të ri.

Në vend të tij, duke filluar nga ndeshjet e ardhshme, do të jetë Hansi Flick, i freskët nga përvoja e tij në Bayern Munchen.

/GazetaBlic Sport