Deputeti i Guxo, Haxhi Avdyli, ka kritikuar të gjithë ata që për arsye të ndryshme po kritikojnë punën e presidentes Vjosa Osmani, në një vjetorin e marrjes së detyrës.
Ai shkruan se bota po merret me luftën në Ukrainë, ndërkohë në Kosovë po kritikohet Osmani.
Tutje ai e quan “pa talent muzikor” deputeten e PDK-së, Eliza Hoxhën, e cila dikur ishte këngëtare, derisa ish-ministrit të Punëve të Jashtme, Skënder Hyseni i drejtohet me “politikan i dështuar e pa dije diplomatike”
“Ka deputetë pa talent muzikor si Eliza e politikanë të dështuar pa dije diplomatike si Skenda që ju pengon, pse Presidentja Osmani e dënon terrorin Rus”, shkruan Haxhiu në llogarinë e tij në Facebook.
Kritika ka edhe për politikanë të tjerë të cilët sipas tij, po kritikojnë të parën e shtetit “të dëshpëruar nga humbja e përkrahjes së qytetarëve”.
“..me mashkuj të lodhur, pa tendera ku ska as zhvatje të parasë publike, po reagojnë veq sa për të reaguar e pa sens”, vijon Haxhiu.
“Të njëjtës mendësi fyese si ajo Agim Veliut e Ardian Kastratit , qytetari ua ka treguar vendin me 14 shkurt 2021, e do ju vërtetohet qartë edhe njëherë partive të tyre në zgjedhjet e ardhshme që do mbahen në shkurt të vitit 2025”, shtoi ai.


