Skuadra e Hoffenheim ka siguruar një tjetër fitore të madhe në Bundesliga.
Në ‘Weserstadion’, Hoffenheim fitoi me shifrat 0 me 2 ndaj Werder Bremen, shkruan GazetaBlic Sport.
Dy lojtarët kosovarë, Leon Avdullahu dhe Albian Hajdari, zhvilluan një ndeshje fantastike, duke qenë shumë efikas në pozitat e tyre.
Lajmi i keq është se Fisnik Asllani nuk luajti asnjë minutë në këtë takim, duke kaluar ndeshjen e pestë radhazi në Bundesliga pa realizuar gol.
/GazetaBlic Sport/


