Helmimi i qytetarëve në Deçan vazhdon të jetë tema kryesore e politikanëve ditën e sotme.
Së fundi reagoi edhe ish-kryeministri Avdullah Hoti, i cili tha se urgjentisht duhet themeluar një task-forcë që do ta gjente shkakun e helmimit, përcjell GazetaBlic.
Tutje, përmes një postimi në rrjetin social “Facebook”, Hoti ka thënë se duhet formuar edhe një ekip shëndetësor interdisciplinar, për të trajtuar me urgjencë të prekurit nga ky helmim.
Më poshtë edhe postimi i plotë.
Të gjithë qytetarëve të Deçanit që janë prekur nga helmimi ju uroj shërim të shpejtë.
E çuditshme që edhe pas tri dite nuk ka raport zyrtar për shkakun e helmimit dhe as udhezime zyrtare të qarta për qytetarët se si të veprojnë.
Duhen masa të shpejta:
1. Duhet formuar ekip shëndetësore interdiciplinare për të trajtuar me urgjencë të prekurit.
2. Duhet urgjentisht të ngritet një task forcë për të gjetur shkakun e helmimit.
/GazetaBlic/