Lajme

Avdullah Hoti: Të merret kredi për pagesë të skemave sociale kjo nuk ka ndodhur asnjëherë

01/21/2022 11:47
nga:Gazeta Blic

Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Avdullah Hoti ka kundërshtuar propozimin e Qeverisë për marrjen e një kredie për skemat sociale.

Hoti ka theksuar se “të merret kredi për pagesë të skemave sociale kjo nuk ka ndodhur asnjëherë”, raporton Gazeta Blic.

“Të merret kredi për pagesë të skemave sociale kjo nuk ka ndodhur asnjëherë. Ndoshta prej viti 2008 e këndej nuk ka ndodhur që qeveria të marrë kredi për të paguar pagat ose skemat e ndryshme sociale dhe pensione. Në fund të fundit çfarë shteti jemi ne që me të hyrat që mbledhim të paguajmë skemat sociale edhe shpenzimet elementare në shëndetësi, arsim dhe pagat që të funksionojë një shtet normal. Nëse e sheh historinë edhe përvojën e vendeve të tjera vetëm Palestina, Sahara Perëndimor, pra vetëm disa prej vendeve që kanë vështirësi konsolidimin e institucioneve të tyre marrin kredi të tilla. Por jo vende siç është Kosova”, tha ai.

Megjithatë, ministri Murati tha se kredi të tilla janë marrë edhe të kaluarën.

​Kuvendi nuk miraton marrëveshjen ndërkombëtare për reformën e sistemit të ndihmës sociale