Lajme

Avdullah Hoti takon ambasadorin e Shqipërisë në Kosovë, Petrit Malaj

10/01/2024 19:31
nga:G C

Sot, deputeti i LDK-së, Avdullah Hoti, zhvilloi një takim me ambasadorin e Shqipërisë në Kosovë, Petrit Malaj, raporton GazetaBlic.

Gjatë këtij takimi, ata diskutuan mbi bashkëpunimin vëllazëror mes Kosovës dhe Shqipërisë, si dhe për ngjarjet aktuale në të dy vendet dhe koordinimin për procesin e integrimit evropian.

Hoti e përgëzoi ambasadorin Malaj për punën e tij të palodhur, duke theksuar se Shqipëria mbetet një zë i rëndësishëm për Kosovën në organizatat dhe mekanizmat ndërkombëtarë, deri në arritjen e anëtarësimit të plotë. Ai shprehu mirënjohje të thellë për mbështetje dhe bashkëpunim të vazhdueshëm.