Lajme

Avdullah Hoti përmend tri anomalit për tarifat e reja të energjisë – E dyta e çudit fortë, për të tretën i dalin miliona më shumë

02/16/2022 14:19
nga:N M

Ish kryeministri i Kosovës Avdullah Hoti ka reaguar ndaj Zyrës së Rregullatorit të Energjisë Elektrike pas tarifave të reja të rrymës, raporton Gazeta Blic.

Sipas Hotit ZRRE duhet ta publikoj raportin për vendimin për rritjen e çmimi të energjisë elektrike dhe se sipas tij vendimi për rritjen e çmimit të rrymës ishte dashur të analizohet para hyrjes në fuqi të tarifave të reja, e jo tek pas vendimit.

Hoti madje është çuditur edhe me vendimin e ZRRE pas refuzimit të kërkesës së KESCO që faturimi të bëhet prej 1 marsit me tarifën e re.

Reagimi i plotë:

TRI ANOMALI LIDHUR ME TARIFAT E ENERGJISË
1. Edhe pas një jave që ZRRE-ja e njoftoi publikun për rritjen e tarifave të energjisë, ende nuk është bërë publik vendimi së bashku me arsyeshmërinë e tij. Dua të besoj se analiza në të cilën është bazuar vendimi është bërë paraprakisht, e jo të bëhet tani për të arsyetuar vendimin.
2. KESCO kërkon që tarifat e reja të hyjnë në fuqi nga 1 marsi, por ZRRE-ja insistion që vendimi të zbatohen nga data 9 shkurt!!! E çuditshme.
3. Në raportin e saj për konsultim publik, ZRRE-ja e arsyetonte nevojën që shpenzimet e lejuara të ndërmarrjeve të sektorit të energjisë të rriteshin nga 314 milionë euro në 446.7 milionë euro, një rritje prej 132.7 milionë euro apo 42%. Në atë raport tarifat e reja ishin propozuar të rriteshin për 9%, e cila rritje së bashku me subvencionimin e qeverisë do të mbulonte diferencën prej 132.7 milionë euro.
Por, në njoftimin e ZRRE-së, shpenzimet e lejuara shkuan në 566 milionë euro, një rritje prej 252 milionë euro apo 80%.
Nuk ka asnjë arsyetim pse ky ndryshim kaq i madh në shpenzimet e lejuara. Publiku i gjerë ka dhënë komente bazuar në raportin konsultativ të ZRRE-së. Çfarë ka ndodhur për dy javë që të rriten kaq shumë shpenzimet e lejuara? Çfarë përfshihet në këtë shumë? Pse kjo rritje kaq e madhe kur subvencionimi i qeverisë është shumë gjeneroz? Këto janë çështje me interes për publikun. Prandaj duhet sa më parë të publikohet vendimi i ZRRE-së me arsyetimin e tij.