Lajme

Avdullah Hoti: Marrëveshja e Ohrit po reduktohet në themelimin urgjent të Asociacionit

03/28/2023 14:39
nga:Y I

Deputeti i LDK-së, Avdullah Hoti, përmes një shkrimi në facebook ka thënë se e gjithë marrëveshja e Ohrit po reduktohet në themelimin urgjent të Asociacionit, raporton Gazeta Blic.

Hoti thotë se pesë vendet mos-njohëse të Kosovës nuk kanë ndryshuar qëndrim edhe pas arritjes së marrëveshjes.

Ai tutje thotë se dialog për njohje reciproke nuk ka dhe nuk pritet të ketë, raporton Gazeta Blic.

“Derisa më herët dialogonim për marrëveshje finale për njohje reciproke, siç konfirmohej vazhdimisht nga letrat e vendeve mike drejtuar Kosovës dhe Serbisë, tani këta mashtrues e kanë betonuar një status quo të re. Një Zot e di kur do të mund ta thyejmë këtë status quo dhe ta përmbyllim marrëveshjen me njohje reciproke. Deri atëherë do të mbizotëroj paqartësia për investitorët e jashtëm, do të vazhdojnë të ikin kuadrot dhe rinia” shrkuan Hoti raporton Gazeta Blic.

Reagimi i plotë:

E gjithë Marrëveshja e Ohrit po reduktohet në themelimin urgjent të Asociacionit. Asgjë tjetër. Ai që e kishte kundërshtuar me dhunë këtë Asociacion, e që kishte marrë mbështetje qytetare për këtë kundërshtim, tani do ta zbatojë në praktikë.

Pesë vendet mos-njohëse të BE-së nuk kanë ndryshuar qëndrim edhe pas arritjes së Marrëveshjes së Ohrit.

Në javën e ardhshme fillon dialogu në Bruksel për zbatim të marrëveshjes.

Dialog për njohje reciproke nuk ka askund dhe nuk pritet të ketë.

Kemi hyrë në rrugën më të gjatë të mundshme për të arritur tek marrëveshja finale për njohje reciproke.

Derisa më herët dialogonim për marrëveshje finale për njohje reciproke, siç konfirmohej vazhdimisht nga letrat e vendeve mike drejtuar Kosovës dhe Serbisë, tani këta mashtrues e kanë betonuar një status quo të re. Një Zot e di kur do të mund ta thyejmë këtë status quo dhe ta përmbyllim marrëveshjen me njohje reciproke. Deri atëherë do të mbizotëroj paqartësia për investitorët e jashtëm, do të vazhdojnë të ikin kuadrot dhe rinia.