Lajme

Avdullah Hoti ‘godet’ Vetëvendosjen: Pse është rritur dy herë çmimi i energjisë?!

04/26/2023 12:30
nga:Gazeta Blic

Ish- kryeministri i vendit, Avdullah Hoti i ka reaguar deputetëve të Vetëvendosjes, të cilët po thonë se KEK-u gjat vitit 2022 ka pasur rritje të të hyrave, raporton Gazeta Blic.

“Shqetësuese ta dëgjosh nga mazhoranca se KEK-u ka realizuar fitim në vitin 2022 për 61% më të lartë se vitin paraprak”, ka shkruar ai.

Ai ka pyetur se pse është rritur dy herë çmimi i energjisë?!

Postimi i plotë:

Shqetësuese ta dëgjosh nga mazhoranca se KEK-u ka realizuar fitim në vitin 2022 për 61% më të lartë se vitin paraprak.

Unë pyes: pse është rritur dy herë çmimi i energjisë?!

Për të rritur fitimet e KEK-ut?!

Normalisht, çmimi i energjisë që caktohet nga ZRrE-ja duhet të mbulojë shpenzimet e operimit dhe investimet e nevojshme nga ndërmarrjet e energjisë, e jo fitimet e tyre.