Aktivistja Zana Avdiu duke cituar një thënie të Albert Einstein, ka thënë se Qeveria e Kosovës është mirë ta ndërrojë formën e qasjen, pasi ndryshe nuk mund t’i zgjidh problemet që i ka shkaktuar, raporton Gazeta Blic.
Përmes një postimi në Facebook ajo ka bërë thirrje që të lihen inatet dhe të mendohet shteti, Kosova.
Postimi i saj i plotë:
“Ne nuk mund t’i zgjidhim problemet duke e përdorur të njëjtën formë të të menduarit që kemi përdorur, kur i kemi krijuar ato.”
– Albert Einstein
Tash, Kosova e qeveria është mirë me ndërru formë e qasje, se nuk i zgjidh problemet qe i ka shkaktu, ndryshe.
Leni inatet. Mendojeni shtetin. Mendojeni Kosovën!


