Lajme

Avdiu: Qeveria e çoi Kosovën drejt krizës duke i thënë “Jo” SHBA-së

11/05/2022 14:19
nga:Astrit Gashi

Zana Avdiu, aktiviste dhe njohëse e çështjeve politike, ka thënë se qeveria e Kosovës e udhëhequr nga Albin Kurti, e ka çuar vendin drejt një krize duke i thënë ‘’JO’’ Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Tutje, Avdiu ka deklaruar se qeveria duke i thënë “Jo” SHBA-së dhe Evropës, po ua mundëson serbëve Zajednicen, si autonomi brenda Kosovës.

Ajo po ashtu ka deklaruar se ky është suksesi ku merren vendime pa bashkëpunim me Amerikën, sa i përket integrimit të serbëve dhe kontrollit mbi tërë territorin e Kosovës.

Postimi i plotë:

Qeveria i tha nje JO te madhe SHBA-se, keshtu duke e cu vendin drejt nje krize.

Si pasoje e kesaj, erdhi edhe shkarkimi i drejtorit te policise per rajonin e veriut, duke e dite qarte qe ky veprim do ta tensionoje edhe me shume situaten, duke i shtyre serbet te largohen nga institucionet e shtetit te Kosoves.

Madje, filluan edhe policet serb ti dorezojne uniformat. Pra tash serbet e Kosoves qeveria i shtyu drejt bojkotit total te institucioneve te Kosoves. Ata sot nuk e kane me flamurin e Kosoves ne krah, si pjese e uniformes sic e kane deri tash.

E tu mundu me i kthy targat, ta hoqen edhe flamurin. Qe suksesi kur i merr vendimet pa bashkepunim me Ameriken, sa i perket integrimit te serbeve dhe kontrollit mbi tere territorin e Kosoves.

Pra, qeveria duke i thene nje JO ShBA-ve dhe Evropes, po ua mundeson serbeve zajednicen ne kushte te tyre, si autonomi brenda Kosoves. Sepse veprimi tjeter i serbeve drejtuar Evropes do te jete kerkese per autonomi, ne emer te veteqeverisjes.

Pra, Qeveria e krijoi nje realitet te ri politik, qe ne baze te kesaj do te zhvillohet dialogu ne Bruksel.

Amerika deshi ta ruaj sovranitetin ne tere teritorin e Kosoves. Qeveria, po e rrezikon me padijen dhe arrogancen e saj.