Lajme

Avdiu: Osmani qëndroi në hotel me pesë yje, kritikonte Mustafën për shërim jashtë vendit

05/08/2022 14:49
nga:Q R

Aktivistja Zana Avdiu, ka thënë se presidentja Vjosa Osmani, ka qëndruar në hotel me pesë yje në Turqi për ndërhyrje, derisa dikur kritikonte Isa Mustafën për të njëjtën gjë.

Ajo në Facebook ka pyetur Osmanin nese ka besim ne institucionet tona.

Shkrimi i plotë:

Kujtoj kohen kur Isa Muatafa u largua nga Kosova per ne nje spital ne Gjermani, e reagimet po edhe mallkimet jane kane te shumta.
Nder kritikuesit ka qene edhe presidentja Osmani. Se ata duhet te sherohen e trajtohen, aty ku trajtohen qytetaret. Kritike me vend.
Por, sot, kur cdo dite na del dikush qe kerkon mbeshtetje financiare per sherim ne Turqi, e edhe vende tjera, sepse ministria nuk ka kapacitet me i mbulu- bilem edhe ata qe kane perfitu prej ketij fondi, jane ne pritje te gjata per me i marre ato para, Presidentja na u paska trajtu si VIP, perfshi qendrimin ne hotelet ma te shtrenjta. I ka braktise qytetaret!
Ajo ka te drejte per cfaredo nderhyrje. Edhe per privatesi. Ama, pse mos me u kry ne vendin tone. Te mjeket tone. Apo, presidentja e vendit, nuk ka besim ne institucionet tona?