Lajme

Avdiu: Grupi kundër Abdixhikut në LDK do që të qeverisë vetëm me PDK-në, assesi me Vetëvendosjen

07/16/2026 21:49
nga:G B

Analistja Zana Avdiu, ka thënë se ekziston një grup brenda LDK-së që përbehet nga Avdullah Hoti, Hykmete Bajrami, Gazmend Muhaxheri dhe të tjerë që duan të qeverisin vetëm me PDK-në, assesi me Vetëvendosjen.

Ajo tha se ky grup e ka penguar një koalicion LDK-VV në shkurt të 2025.

“Kemi një grup brenda LDK-së që fatketqisht dëshiron të qeverisë vetëm me PDK-në, assesi me Vetëvendosjen. Ky është grupi që në shkurt 2025 e pengoi një koalicion me Vetëvendosjen dhe na çoi në këtë bllokadë”, tha Avdiu në “Pressing” të T7.

“Grupi Avdullahit, Hykmete Bajramit, Gazmend Muhaxherit, etj”, ka thënë Avdiu.