Zgjedhjet Lokale

Avdijaj: Brenda 13 muajve do të finalizohet ndërtimi i rrugës Dubravë-Kovragë

10/15/2021 16:12
nga:Y I

Kandidati i VV-së për kryetar të Istogut, Agron Avdijaj, premtoi se nëse bëhet kryetar komune, do të ketë investime në infrastrukturë.

Avdijaj tha se brenda 13 muajve do të finalizohet ndërtimi i rrugës Dubravë-Kovragë.

“Me rrugët Istogu në përgjithësi nuk qëndron keq, është bërë investim sa i përket rrugëve. Mirëpo na kanë mbet disa rrugë goxha të rëndësishme, si psh rruga Dubravë-Kovragë, është një rrugë që është përmend dhe premtu disa herë dhe nuk është realizu, Ajo lidh Kovragën që njihet si vendi i mollës e lidh me Dubravën e lidh me Istogun e Poshtëm dhe ka banorë shumë në atë pjesë që fatkeqësisht kanë shumë vështirësi në kalimin e asaj rruge. ne zotohemi që ajo rrugë do të përfundojë, brenda 13 mujave maksimumi . Pastaj janë disa rrugë të tjera që lidhin lagje të caktuara, edhe ato do të përfundojnë” tha Avdijaj në Intervistën e JavësGazeta Blic.