Lajme

Avdia thotë se pati debat të fort për Manastirin gjatë takimit të Osmanit e Ecobarit

03/14/2024 22:07
nga:G B

Analisti, Tomor Avdia po vlerëson se takimi i djeshëm i të dërguarit të posaçëm të ShBA-së për Ballkanin Perëndimor, Gabiel Escobar me presidenten e Kosovës, Vjosa Osmani u përcoll me debat të fort.

Avdia, bazuar në pamjen e Osmanit e Escobar në konferencën e pas takimit, thotë se fytyrat e zverdhura të tyre tregojnë se ka pasur përplasje të mëdha në debatet mes tyre.

“Dje 120 minuta, të përplasjes së ka pasur presidentja në zyrën e parë të shtetit me Escobarin ka qenë pikërisht për këtë vendim, debat të fort dhe pas takimit kam parë të dy fytyrat në afërsi kanë të verdha, të bardha, që ka pasur përplasje të mëdha në debatet e tyre”, është shprehur ai në emisionin ”Këndi i Debatit” në Tëvë 1.

Ndërkohë, ai deklaron se para takimeve të tyre të ndara me Escobar, Osmani e Kurti janë takuar fillimisht dhe kanë marr vendimin e përbashkët lidhur me Manastirin e Deçanit.

“Pas kësaj dihet që ka pasur edhe takim paraprak, kryeministri Kurti me presidenten në zyrën e saj, para takimit me Escobarin. Vendimi është marr paraprakisht,është zbatuar dhe i është dërguar Escobarit”, ka shtuar ai.

Sipas Avdiut, nëse realizohet anëtarësimi i Kosovës në Këshillin e Evropës, kjo do të shënjojë arritjen më të madhe që nga vendimi i Gjykatës së Hagës për pavarësinë e Kosovës.

“Anëtarësi i Kosovës në Këshillin e Evropës nëse realizohet dhe pritet të jetë në votë është një arritje shumë e madhe, thuajse më e madhe që pas vendimit të Gjykatës së Hagës që e ka dhënë legjitimitetin e pavarësisë së Kosovës”, u shpreh ai.