Showtime

Ava Max befason me ndryshimin drastik në pamje, pozon gjysmë e zhveshur

02/20/2022 14:23
nga:Donika Fetahu

Këngëtarja e njohur shqiptare me famë ndërkombëtare, Ava Max së fundmi ka bërë një ndryshim drastik në pamje.

E njohur si bionde shumicën e kohës me një stil të shkurtër të flokëve, 28-vjeçarja tashmë ka bërë flokët ngjyrë të kuqe.

Në disa imazhe që ndau me fansat në Instagram, ku shihet gjysmë e zhveshur teksa flokët e gjata ia mbulonin gjoksin.“O Zot ajo është e çmendur”, ka shkruar artistja e njohur në mbishkrimin e  fotos të realizuar para pasqyrës.