Lajme

AUV: Ndalohet hyrja e mandarinave nga Shqipëria, shkak nivelet e larta të pesticideve

12/19/2024 12:43
nga:Y I

Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë (AUV) ka bërë të ditur se ka ndaluar hyrjen e mandarinave me origjinë nga Serbia për shkak të gjetjes së prezencës se pesticideve mbi nivelet e lejuara.

Në njoftimin e AUV-it thuhet se nga mbrëmë janë ngritur masat e nivelit të kontrollit për ngarkesat me llojin e produktit mandarinë.

“Të gjitha kontingjentet apo ngarkesat me ketë produkte, përveç kontrollit inspektues të detajuar, merren mostra nga secila për testim laboratorik në me qëllim testimi/përcaktimi te nivelit te mbetjeve në pesticide përfshihet ( lloji parametri i dyshuar për testim ( MRL) në Chlorpyrifos dhe phosmet). Ngarkesat qëndrojnë në Pike Kontrollet Kufitare deri në rezultat te analizave laboratorike”.

P”ërderisa Kosova nuk është e përfshirë në lajmërimet e RASFF, masën e vendosur e bëjmë me qellim të eliminimit të dyshimeve të ngritura. Synim kryesorë të punës tonë, qe buron edhe nga mandati ligjorë kemi mbrojtjen e shëndetit të qytetareve konsumator. Deri me tani nuk ka pasur asnjë element dyshues mbi ketë produkte. Jemi në kontakt me autoritete shqiptare në shkëmbim të informacioneve mbi secilën risi qe ndodh në gjetjet eventuale në produkte. Mbrojtja e konsumatorëve bëhet pa dallim”, thuhet në njoftim.