Lamir Thaçi, përfaqësues i Agjencisë së Ushqimit dhe Veterinarisë (AUV), ka siguruar qytetarët se deri më tani nuk ka pasur asnjë njoftim për probleme me produktet e Coca-Cola në tregun e Kosovës.
Kjo pas vendimit të kompanisë për tërheqjen masive të disa produkteve në disa shtete të Evropës.
Ai theksoi në emisionin Dita n’Klan në Klan Kosova FM, se AUV po e monitoron situatën dhe do të ndërmarrë masat e nevojshme nëse paraqiten shqetësime në lidhje me sigurinë e produkteve.