Lajme

AUV-i shqipton 150 gjoba për një javë

11/05/2021 20:04
nga:M K

Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë ka arritur të kryer një mori inspektimesh nëpër qytete të ndryshme të vendit, duke shqiptuar kështu edhe tiketa për mosrespektim të masave anti-COVID.

Siç ka njoftuar AUV-it, nga 29 tetor e deri më 4 nëntor janë realizuar gjithsej 2495 inspektime, në Prishtinë, Mitrovicë, Pejë, Prizren, Ferizaj dhe Gjilan.

Nga këto inspektime, janë gjobitur 17 persona fizik, 129 persona juridik dhe janë mbyllur 4 subjekte.