Lajme

AUV-i e fillon fazën e dytë të vaksinimit nga ajri kundër sëmundjes se tërbimit

10/22/2024 16:51
nga:G B

Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë sot ka nisur fazën e dytë të vaksinimit nga ajri kundër sëmundjes se tërbimit, e cila do të zgjasë pesë ditë, duke u shtuar se gjithmonë dinamika varët nga kushtet klimatike.

Në njoftimin e lëshuar për media thuhet se në ketë fazë  janë paraparë të shpërndahen 250 mijë (doza) karrem vaksina nga ajri.

“150 vaksina do të shpërndahen fizikisht në terren. Përmes të cilave bëhet imunizimi i kafshëve të egra nga sëmundja e  “Tërbimit”. Janë planifikuar me kohë hartat zonale përmes koordinatave për hapësira  në të cilat shpërndahen vaksinat. Ato përfshinë të gjitha malet e brezit kufitarë dhe të gjitha zonat malore brenda territorit.  Kafshët e egra,  kryesisht dhelprat konsiderohen si bartës kryesor i sëmundjes se tërbimit, e cila pastaj përmes kontaktit mundë të transmetohet edhe të qentë dhe njeriu. Duke u konsideruar si sëmundje e rrezikshme synohet parandalimi i mëhershëm”.

“Vaksinat janë të sigurta dhe nuk paraqesin rrezik për shëndet të njerëzve apo kafshëve bazuar në përshkrim të prodhuesit të vaksinës.  Nëse hasen ne vendbanime, rekomandohet që ato  të largohen duke përdorur dorëza. Nëse ndodh që të keni kontakt direkt me ndonjë vaksinë të hapur apo dëmtuar duhet që ta vizitoni qendrën më të afërt shëndetësore. Forma e vaksinës është tabletë me dimensione pak me të mëdha se ato qe përdoren tek njerëzit”, thuhet në njoftim.

Ndër tjera, shtohet se projekti është financuar nga buxheti shtetërorë i Republikës se Kosovës.