Lajme

AUV apelon qytetarët të kenë kujdes në blerjen e dhuratave të fundvitit: Ndëshkim për ata që vendosin në treg produkte të pasigurta

12/15/2024 18:07
nga:Sh R

Qytetarëve në Kosovë u është bërë thirrje të kenë kujdes gjatë blerjeve në periudhën e festave të fundvitit.

Zëdhënësi i Agjencisë së Ushqimit dhe Veterinarisë (AUV), Lamir Thaçi, në një prononcim për GazetaBlic, thotë se të gjitha produktet ushqimore të cilat vendosen në treg dhe janë të destinuara për konsum duhet të plotësojnë kriteret ligjore për siguri.

Thaçi thotë se kushdo që vendos në treg produkte të pasigurta ndëshkohet.

“Të gjitha produktet ushqimore të cilat vendosen ne treg për qarkullim dhe janë të destinuara për konsum duhet të plotësojnë kriteret ligjore për siguri. Ushqimi i sigurt nuk ka alternativë. Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë punon në të gjithë zinxhirin ushqimor, qe produktet finale të cilat dalin ne treg dhe blihen për konsum të jenë të shëndetshme (sigurta). Të gjitha veprimet qe AUV ndërmerr në praktikë, janë të rregulluara me ligje dhe të obligueshme për ne si autoritet në mbikëqyrje të zbatimit. Pa marrë parasysh kohën kur ato tregtohen, duke përfshirë edhe festat produkti duhet të jetë i sigurt. Kushdo qe vendos në treg për qarkullim produkte të pa sigurta ndëshkohet”, tha ai.

Ndër të tjera, ai shton se gjatë kohës së festave rritet qarkullimi i produkteve dhe me këtë shtohet edhe numri i inspektorëve.

Ai apelon te konsumatorët që të kenë kujdes me blerjen e dhuratave për festat e fundvitit, ku pas hapjes se tyre të shohin datat e sakdencës të secilit produkt.

Dhe, në rast se hasin në dyshime rreth sigurisë së produketve, t’i njoftojnë autoritetet kompetente (AUV).

“Gjatë kohës se festave rritet qarkullimi i produkteve, në proporcion me ketë shtojmë frekuencën e kontrolleve si autoritet gjithmonë brenda kapacitetit me numër të inspektorëve qe kemi ne dispozicion. Kur bëhet fjalë për festa të fund vitit, operatorët e biznesit krijojnë produkte qe tregtohen në formë dhurate, ku brenda tyre janë të vendosura njësi të produkteve të ndryshme. Konsumatori duhet të ketë kujdes, pas hapjes të shoh datat e skadencës të secilës njësi, apo secilit produkt qe gjendet brenda dhuratës. Konsumatorët ne secilin rast qe hasin dyshime rreth sigurisë se produkteve ushqimore të njoftojnë autoritetin kompetent në ketë rast AUV-në. Ligjet në fuqi e përcaktojnë përgjegjësinë, për secilin person juridik apo fizik qe vendos produkte të dyshimta ne treg, pasojnë masat ndëshkimore dhe ndjekëse ligjore. Të festojmë sigurte duke ruajtur shëndetin e qytetareve”, potencoi ai.

Thaçi tregon se të gjitha ngarkesat me produkte ushqimore i nënshtrohen kontrollit të inspektorëve nga AUV, ku tregon se në kontrollin e produkteve nga importi veprojnë dy inspektoriatë.

“Të gjitha ngarkesat me produkte ushqimore, kafshë dhe bimë të cilat importohen ne mënyrë të rregullt i nënshtrohen kontrollit të inspektorëve të Agjencisë se Ushqimit dhe Veterinarisë. Varësisht nga lloji i produktit me kod doganor është e paraparë kontrolli i inspektorit kompetent (të fushës). Në kontrollin e produkteve nga importi veprojnë dy inspektorate ai veterinarë dhe fitosanitar. Procedura e kontrollit përfshin; dokumentacionin e ngarkesës, i cili duhet të jetë origjinal, ku në të përfshihet certifikata shëndetësore, certifikata e origjinës së produktit si dhe dokumentacioni tjetër përcjellës që dëshmon sigurinë e produktit për konsum”, përfundoi Thaçi për GazetaBlic.